Një ditë e veçantë kjo sot për profesorin, akademikun, mjeshtrin e gjuhës shqipe, Xhevat Lloshi.
Xhevat LLoshi është një nga personalitet e gjuhësisë shqiptare, i shquar në veçanti në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë.
Lindi në Fier më 28 janar 1938 ku hodhi hapat e parë të një karriere të gjatë e të ndritur. Albanologu Lloshi njihet jo vetëm si gjuhëtar, por edhe si studjues, përkthyes, autor botimesh të ndryshme, pedagog, etj. Që nga viti 1961 kur u emërua punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë e deri më sot, ai i është përkushtuar shkencës së gjuhësisë në fusha të tilla si: filologjia, leksikografia, stilistika, leksikologjia, albanologjia, publicistika, shqipja standarte, përkthimi, kultura e gjuhës, trashëgimnia arkivore, etj. Xhevat Lloshi ka botuar edhe një korpus të madh me studime, monografi, tekste mësimorë e universitarë, fjalorë, etj. Po me pasion dhe tepër aktiv ka dhënë kontribut të çmuar edhe në fushën akademike si pedagog në disa fakultete të Universitetit të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Firmën dhe autorësinë e tij mbajnë me dhjetra artikuj, shkrime, referate, apo kumtesa të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Xhevat Lloshi është gjithashtu një nga hartuesit e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe në vitin 1980, kurse në botimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar në vitin 1985, ka qenë një prej redaktorëve të tij, krahas emrave më të shquar të shkencës shqiptare. Për kontributin e dhënë në fushën profesionale, në vitin 1985 merr gradën Doktor i Shkencave, ndërsa në vitin 1998 mori titullin Profesor.
Në vitet 1992-1996 ka qenë i zgjedhur si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe është dekoruar me urdhëra dhe medalje të ndryshme.
Edhe 💯 Prof. Dok. Xhevat Lloshi!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)














