Edhe pse nuk janë më pranë nesh nuk mund të mos kujtonim sot: aktoren e shquar të 🎭skenës dhe kinematografisë shqiptare, të madhen Hajrie Rondo dhe poetin, 📖shkrimtarin, dramaturgun, gazetarin, Maku Pone.
Hajria i përket plejadës të artistëve të shkëlqyer që u rrit dhe u formua artistikisht në Teatrin “Bylis”, në të cilin punoi dhe kontribuoi për 40 vite, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme brenda dhe jashte vendit, si dhe me titujt: ‘’Naim Frashëri i Artë’’, ‘’Mjeshtër i Madh’’.
📚Një kontributor i padiskutueshëm në letërsinë shqipe, por edhe në dramaturgji ishte edhe Maku Pone. Kontributi po kaq të madh Pone kishte edhe në fushën e gazetarisë e publicistikës ku dallua për mjeshtërinë e të shkruarit dhe stilin e tij 📖original. Për veprimtarinë artistike shumëplanëshe është nderuar me çmime e vlerësime të shumta.
Mbi të gjitha këto dy figura i kanë lënë Fierit një pasuri të gjallë artistike e letrare!
🙏Personalitete që lënë gjurmë!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka