Kreu i bashkisë Elbasan ka pritur zyrtarisht mikun nga Turqia duke e prezantuar atë me qytetin e Elbasanit. Në faqen zyrtare të tij kryebashkisku elbasanas e vlerësoon kështu këtë vizitë: “Kënaqësi e veçantë të vizitonte Elbasanin miku Ali Kiliç, kryetari i bashkisë së Maltepe në Turqi.
E falenderova për kontributin e tij në marrëdhënien e mirë dypalëshe mes institucioneve tona, që shumë shpejt do të konkretizohet në një marrëveshjeve bashkëpunimi.
I shoqëruar nga dy sipërmarrës të suksesshëm, i prezantova pozicionimin strategjik të bashkisë së Elbasanit, potencialin e madh ekonomik dhe klimën e favorshme si një mundësi për rritjen e investimeve turke”-përfundon prezantimin për publikun Llatja