Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 29 nëntorit, ditës së çlirimit.
Në një postim në “Facebook”, ai ka postuar një video nga monumenti ‘Nënë Shqipëri’ dhe flamujt Kuq e Zi që valëviten.
“Gëzuar 79-vjetorin e Çlirimit Shqipëri! Në këtë ditë të rëndësishme, le të festojmë dhe të nderojmë kujtimet e atyre që luftuan për lirinë tonë”, shkruan Veliaj.