Po mbajmë një premtim për banorët e lagjes “28 Nëntori” në Njësinë 3.
Rruga “Abdyl Frashëri” një arterie e rëndësishme për më shumë se 2 mijë banorë të lagjeve të Njësisë 3 po i nënshtrohet një rikonstruksioni në kanalizimet nëntokësore dhe përmirësimin e shtresave asfaltike.
Po vazhdojmë me të njejtin ritëm duke i kushtuar vëmendje të gjitha lagjeve të vjetra të qytetit në infrastrukturë, ndriçim dhe hapësira të gjelbra rekreative. 🌳🌻⛲️