Bija e Shkodrës, Lume Juka rikthehet në tokën e saj dhe të parëve për t’ u prehur përjetësisht!
U largua nga Shqipëria në moshën 11- vjeçare, kur vendi ra nën pushtimin komunist për të ardhur sërish për herë të parë vetëm në vitin 1995.
Lume Juka ishte një aktiviste e njohur në komunitetin shqiptar në Amerikë në shoqatën Vatra, në Komitetin Shqipëria e Lirë, në faqet e gazetave dhe revistat nacionaliste të Diasporës, e veçanërisht në gazetën “Dielli”.
Gjatë 30 viteve të fundit të jetës së saj ajo ishte e përkushtuar si Motër e Urdhrit të Nënë Terezës, dhe punoi gjithmonë duke përcjellë filozofinë e Nënë Terezës.
Së bashku me motrën e saj studiuesen e njohur Safete Juka kanë qenë promovuese të vlerave, kulturës dhe historisë shqiptare në SHBA. DdVm