NGA AHMET ZANI
Shkëlqim Lama nga fshati Shullaz, i është ndërtuar banesa e re në prag të festave të fundvitit. I rrethuar nga një mal me probleme, në familjen e tij, edhe tërmeti 26 nëntorit, preku shtëpinë, duke e shkatërruar totalisht. Me dy vajzat e sëmura, kryefamiljari i paralizuar, përjetuan mjaft vështirësi, prej dy vitesh.
Menjëherë pasi janë njohur me rastin, kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, ka vënë në lëvizje institucionet për ti ardhur në ndihmë, familjes së Shkëlqimit në fshatin Shullaz.
Në kontributin e kësaj familje, janë angazhuar dhe Caritas italian në bashkpunim me atë shqiptar.
Pranë banesës së shkatërruar, nisën punimet duke i dhuruar, banesën tërësisht të re, gjë janë gëzuar kjo familje, duke e konsideruar ndihmën e bashkisë Kurbinit dhe falenderimi i shkon pikërisht nga familjarët kryebashkiakes Majlinda Cara, Caritasin shqiptar dhe italian, si dhe dy Ipeshkëvët Imzot Angelo Massara dhe Arjan Doda.
Cifti i bashkëshortëve Shkëlqim dhe Besime Lama, kanë shprehur mirënjohje të thellë, nga kontribuesit në ndërtimin e shtëpisë së tyre, tashmë familja Lama jetojnë në banesën e tyre të re me kushte mjaft të mira, si një ëndërr e madhe për ta.














