Dokument/ Uji ishte i helmuar që në qershor, kryetari Artur Bushi u tha banorëve: – “Pijeni se është i sigurtë”
Të hetohen fabrikat e çimentos, që derdhin “lumenj” ujërash e “male” mbetjesh helmuese përgjatë linjës së Ujësjellësit/ SPAK të mos heshtë dhe prokuroria të mos bëjë akrobaci ne favor të krimit, por të prangosë kryebashkiakun trafikant e aventurier të Krujës, sepse kështu veproi dhe me 26 banorë që u vranë nga tërmeti në 26 nëntor 2019 në Thumanë, të cilëve u tha të futeshin në pallatin e rënuar, duke i mashtruar se gjoja kishte dalë i sigurtë me akt ekspertimi
Bashkia dhe Ujësjellësi i Krujës, që nuk kanë fare laborator, brenda orës dolën me mashtrimin publik, se gjoja shkak i helmimit të ujit ka qenë amoniaku, ndërsa policia deklaroi, se shkak është urinimi e disa lopëve në stanin 100 metër anash depos së ujit.
Ministrja Manastirliu tha po bëhen analizat; Prokuroria e Krujës tha se ka nisur hetimin; SPAK po hesht, ndërsa Rama tha, se uji që piu ai ditën inuagurimit të ujësjellësit, nuk ishte i helmuar.
Por askush nuk thotë, se përgjegjësinë për sigurinë e ujit të zonës e ka kryetari i Bashkisë Artur Bushi, si autoriteti kontraktor që ka firmosur marrjen në dorëzim të ujësjellësit dhe drejtori i Ujësjellësit në varësi të tij , i cili ka detyrim ligjor të bëjë analizat e ujit çdo 24 orë.
Ndotja e ujit dhe rastet e helmimeve të para në Krujë, janë denoncuar nga banorët e 3 lagjeve të qytetit, qysh në datën 28 qershor 2021, kur bashkia e la në heshtje me justifikimin se po lahen tubot nga dherat, meqë është linjë e re.
Por uji vazhdonte të ishte me ngjyrë e erë të rëndë; dhe pas ankesave të shumta, më 16 korrik 2021, kryetari i Bashkisë Krujë, publikoi një sqarim ose më saktë mashtrim zyrtar, me të cilin u bëri këtë thirrje banorëve: – Pijeni ujin, bashkia ju garanton se është tepër i sigurtë!
Ja pjesë nga garancia që u ka dhënë kryebashkiaku i Krujës për ujin:
Pas njoftimit të marrë nga banorët e 3 lagjeve për ngjyrën e ujit më datë 28.06.2021, urgjentisht është ngritur Grupi i Punës mes Bashkisë Krujë dhe Ujësjellës Kanalizime… dhe përveç analizave të përditshme nga laboratori i tij, të bëjë rishtaz analizat e ujit pranë Institutit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT, prej të cilave ka rezultuar që uji është i pijshëm dhe nuk ka asnjë element të dëmshëm për shëndetin e njeriut”.
Banorët e ndërprenë pirjen e ujit nga 28 qershori kur konstatuan ngjyrën dhe erën e rëndë dhe shijen e tij shqetësuese, e deri më 16 korrik kur Kryetari i Bashkisë i njoftoi ta pinin ujin se ishte i sigurt.
Mirëpo, ja që deri ditën e mërkurë më 27 tetor, numri i të helmuarve nga uji në Krujë ishte 510 persona, ndërsa paraditen e të enjtes janë shtuar dhe 60 të tjerë në spital e qëndrat shëndetsore të rrethit, pa llogaritur ata që kanë shkuar për kontroll e trajtim në spitalet Tiranë e Durrës.
Sipas dokumenteve që po publikojmë, uji i helmuar u përdor prej garancisë që dha kryebashkiaku, ndërsa pyetja për drejtuesit e Prokurorisë Krujë e SPAK, është kjo: – Përse nuk prangoset ky kryebashkiak trafikant e aventurier, që me mashtrimin e tij helmoi banorët?
Sepse, kështu veproi dhe me 26 banorët, që u vranë nga tërmeti më 26 nëntor 2019 në Thumanë, të cilëve u tha të futen në pallatin e dëmtuar, se goja ishte tepër i sigurt, kur Akt-Ekspertimi i Institutit të Ndërtimit e ndalonte banimin në atë pallat.
INIDICIE/ Prokuroria lokale dhe SPAK, duhet të hetojnë mijëra metër kub ujëra e mijëra ton mbetje ujore dhe të ngurta kancerogjene, që lëshojnë e hedhin në natyrë dy fabrikat e çimentos në Krujë; mbetje që depërtojnë dhe në rrjetin e ujësjellësit, sidomos “lumenj” ujërash me squfur e rrezatim radiakiv, që dalin prej këtyre dy fabrikave. Faktet do t’i publikojmë në vijim….