18 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Kriza në Bjellorusi/ Rama si kreu i OSBE-së, letër Lukashenkos: Jemi duke ndjekur me shqetësim zhvillimet

by News Albania
August 23, 2020
in Politikë
0
23
VIEWS
Share on Facebook

Bjellorusia pretendon se nuk ka pasur kërkesë formale nga OSBE-ja për një vizitë të organizatës atje me qëllim ndërmjetësimin për krizën që ka pllakosur vendin.

Por një letër e datës 22 gusht, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama, si kryesues i radhës së saj dhe ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme, rithekson kërkesën zyrtarisht.

Dy firmëtarët shkruajnë aty se janë duke ndjekur nga afër dhe me mjaft shqetësim zhvillimet në vend. Ata vënë në dukje dëshirën për të vizituar Bjellorusinë në mënyrë që të shohin nga afër situatën e për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet vendi aktualisht.

“Bjellorusia është një shtet i rëndësishëm pjesëmarrës i organizatës sonë dhe jemi të gatshëm ta zgjerojmë mbështetjen për të”, thuhet në letër.

Vendi është përfshirë nga një valë tubimesh të opozitës që prej zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të 9 gushtit, e situata së fundi dha shenja të reja përshkallëzimi pasi presidenti Aleksandër Lukashenko urdhëroi një ditë më parë masa më të ashpra me pretekst mbrojtjen e kufijve.

Dy ditë më parë, saktësisht më 21 gusht ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, sa i takon krizës politike në Bjellorusi. Në një njoftim të saj thuhet se, “më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Në njoftim thuhet se, palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t’u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Gjithashtu në njoftim thuhet se bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas. Po kështu, ambasada ruse në Tiranë shkroi se palët rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Nga Vladimir Muçaj: Fieri në etje, Ujësjellësi në heshtje!

July 18, 2025

Fier: Belinda Balluku dhe Armando Subashi promovojnë ambjentet e e-Albania pa pagesë

July 17, 2025

Plas arma në Sarandë, dy të plagosur rëndë nisen drejt Traumës

July 17, 2025
Intervista me Metën nga qelia: Kam pasur ofertat për t’u arratisur, por nuk është në karakterin tim, në ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burg…

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë mbetet në qeli

July 17, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In