Në Balldre të Papërit për një premtim të mbajtur!
Përfundoi procesi i regjistrimit fillestar, ku u regjistruan 1230 pasuri tokë bujqësore, banesa në proces legalizimi, si edhe banesat e vjetra të fshatrave.
Një prej sfida tona të vitit 2021 është regjistrimii tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501.
Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie, tani i takon vetë qytetarëve që, nëpërmjet portalit e-Albania, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.
Në qarkun e Elbasanit brenda këtij viti janë legalizuar 1270 banesa duke e cuar në 18.600 banesa numrin e përgjithshëm të legalizimeve për këtë qark. Gjithashtu gjatë këtij viti janë certifikuar edhe 2150 parcela të tokës bujqësore.
Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, z. Artan Lame dorëzuam certifikatat për disa familje që kishin aplikuar përmes portalit e-albania në Balldre të Papërit.