Marrezia nuk ka fund.
Jam pa fjale nga keqperdorimi nga dhunimi i hapsires time private ne rrjet.
Shikoni c behet.
Ne faqen time private ne instagram kam postuar nje foto pa asnje koment shume simpatike te tre majmuneve (foto 1) qe jane dhe imitimet e ikonave te aplikacionit whatsup me iphone.
Te gjithe rendom i perdorim keto ikona ne komunikimet whatsup ose te tjera.
Por kete miqte apo (ish miqte) e Syrit e kane analizuar si mesazh te koduar. Dhe nxjerrin titullin bombastik (foto 2). Per te stimuluar nje vale tjeter lincimi publik ne rrjet ndaj meje.
Tani une jam i pafuqishem te kontrolloj fantazite e gazetareve te Syrit,as teorite konspirative te mbremjeve.
Nuk arrij dot te imagjinoj lidhjen mes nje foto te pafajshme dhe shume simpatike te majmuneve me titujt e Syrit.
Jam sinqerisht pa fjale.
Eshte e turpshme te katandiset deri ne kete pike lufta politike dhe dhunimi i privatesise te cdo individi.
Te dashur gazetare te Syrit,shume prej jush ju kam miq e ju kam respektuar ,po deri ne kete pike mund te shkoje abuzimi me lirine e dikujt te postoje cfare do pa fyer e cenuar askend ?
Sinqerisht mberrini deri ne kete pike ?
Po nese dua neser te postoj foto me ndonje kale,lepur,shqiponje ose pellumb..,a mos duhet tu marr leje te mos ma interpretoni si kod i maskuar per te sulmuar demokratet ?
Gazetari eshte kjo ??
Jam pa fjale..