TIRANË– Ditën e sotme po numërohen 10% të kutive të votimit në disa qendra votimi në vend. Janë 519 kuti votimi që do të rinumërohen në kuadër të ankesave të dalura nga zgjedhjet e 25 prillit.
Kutitë do të hapen dhe do të rivlerësohen që nga numri i votave e deri te procesverbalet. Ky rinumërim bëhet për ti dhënë përgjigje arsyes se përse pati një numër të lartë të fletëve të pavlefshme gjatë zgjedhjeve, mbi 83 mijë vota
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u shpall fituese Partia Socialiste me 74 mandate, 59 mandate siguroi Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 Partia Social Demokrate.