“Sot do mbushje 48” E ëma e Sokol Olldashit kujton të birin për ditëlindje: Kam vetëm kujtime dhe heqje shpirti pa fund
Ai do të mbahet mend gjatë si një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike.
Bëhet fjalë për Sokol Olldashin, politikani i cili humbi jetën në mënyrë tragjike 7 vite më parë.
Por sot ai do të kujtohet për një rast tjetër, pasi nëse do të ishte ne jëtë, do të festonte 48 vjetorin e lindjes.
Sokol Olldashi lindi më 17 dhjetor 1972, dhe jeta e tij u ndërpre tragjikisht në nëntor të vitit 2013, në kulmin e karrierës.
Ndërkohë në këtë ditë të rëndëishme, nuk kishte si të mungonte dhe dedikimi prekës i nënës së tij, Kozeta Mamaqi.
Ajo e kujton me dhimbje të birin dhe shprehet se ka vetëm kujtime, foto dhe heqje shpirti pa fund.
“Sot do të festonim 48. Unë kam vetëm kujtime, foto dhe heqje shpirti pafund. Falemnderit motër e dashur që vijon ta duash dhe I dërgon mesazhe atje lart, nga ku shpresojmë të na ndjekë si Engjell” shkruan nëna e Sokolit pas një postimi bërë nga tezja e tij.