Kosova tregon “dhëmbët” ndaj Greqisë, “shtang” helenët në sekondat e fundit të sfidës, dardanët marrin 1 pikë.
Kosova dhe Greqia janë ndarë në paqe në “Fadil Vokrri”. Sfida e vlefshme për Grupin B të kualifikuesve të Kupës së Botës ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besar Halimit në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, por që harkimi nuk ishte i saktë.
Valon Berisha më pas ishte ai që harkoi nga këndi për lojtarët e Kosovës, por dhe kjo tentativë dështoi.
Fidan Aliti e Milot Rashica kishin disa gjuajtje të fuqishme pas 17 minutash lojë, por ato u bllokuan.
Greqia tentonte të dilte përpara në disa raste, mirëpo faza defanzive ishte e koordinuar në mënyrë perfektë dhe nuk linte hapësira mbrapa.
Lirim Kastrati po ashtu pati disa kalime të bukura, mirëpo në pasimin e fundit, kishte duele të humbura, ose të pasakta.
Në përfundim të pjesës së parë, Greqia kaloi në epërsi me golin e Anastasios Douvikas, që u shënua në minutën e 45+2.
Në 45 minutat e dytë, ishin pamjet sikur në të parën, me lojtarët e Kosovës që pasonin dhe godisnin në shënjestër të pasaktë.
Ishte minuta e 58-të kur grekët rrezikuan portën e Kosovës, pas një shpërqendrimi në mesfushë.
Dardanët nuk hoqën dorë nga presioni dhe kërkonin golin e barazimit. Rrahmani (66’) godet me kokë jashtë portës.
Në sekondat e fundit të takimit, skuadra jonë i barazoi shifrat në 1-1 me Vedat Muriqin që në minutë e 90+2 përfitoi nga një asistim i Florent Hadërgjnajt.
Kosova ka katër pikë në Grupin B, me Spanjën që ka dhjetë, Suedia me nëntë, Greqia me tre dhe Gjeorgjia me një.