14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Korrupsioni me pyllëzimin e Lurës që thau 45 mijë fidanët e pishave

by News Albania
27/03/2022
in Kronikë
0
Korrupsioni me pyllëzimin e Lurës që thau 45 mijë fidanët e pishave
147
VIEWS
Share on Facebook

Pjetër Trashaj i ‘ALB-Garden’ mashtroi me pyllëzimin e Lurës, korrupsioni që thau 45 mijë fidanët e pishave

Ndodh vetëm në Shqipëri. Kompani të cilat marrin paratë publike dhe nuk zbatojnë kontratat për shërbimin e kontraktuar, në vend që të ndëshkohen, vijojnë të marrin tenderë klientelistë dhe të paracaktuar. Kompania e pyllëzimit dhe gjelbërimit ALB-Garden, me pronar Pjetër Trashajn, është e skeduar për dështimin me zbatimin e kontratave.

ALB-Garden është pjesë e aferës së Ministrisë së Mjedisit me projektin korruptiv, gjoja për pyllëzimin e Lurës, dikur një nga trevat më të bukura të Shqipërisë, e kthyer në një zonë të shkretuar nga mafia politike e Tiranës.

Në vitin 2014, Ministria e Mjedisit shpalosi projektin për mbjelljen e 2 milionë fidanëve me pisha në Lurë. Për realizimin e pjesshëm të projektit, u lidh një kontratë e dyshimtë edhe me kompaninë ALB-Garden të Pjetër Trashajt.

Sipas kontratës, ALB- Garden duhet të mbillte mbi 45 mijë pisha. Siç ndodh zakonisht, Trashaj mori paratë, duke pretenduar se kishte mbjellë pishat.

U hapën ca gropa nga banorët e zonës dhe u mbollën ca fidanë të blerë me çmim të lirë që nuk i përshtateshin zonës malore. Shumica e fidanëve u thanë, pasi pishat nuk ishin për zona malore, ndërsa një pjesë mbetën ashtu të zbehta dhe në agoni, as të tharë dhe as në jetë. Ftojmë prokurorët të bëjnë një shëtitje nga Lura dhe të shikojnë se çfarë ka ndodhur me pishat, për të cilat janë hedhur qindra mijëra euro. Të shikojnë se ku janë sot 45 mijë pishat e Pjetër Trashajt, për të cilat mori paratë publike.

Të hapin letrat se kush e ka monitoruar zbatimin e kontratës dhe ka hedhur firmën për ‘punën e kryer’. Në vend të pishave ka vetëm gjurmë korrupsioni të Pjetër Trashajt dhe kupolës së Ministrisë së Mjedisit. Çuditërisht, pas këtij skandali, kompania ALB-Garden ka marrë të paktën edhe 25 tendera për pyllëzime dhe gjelbërime, me vlerë qindra mijëra euro. Tenderin e fundit me vlerë 250 mijë USD e ka marrë disa ditë më parë nga drejtoresha e parqeve në Bashkinë e Tiranës, Erinda Fino, me objekt drurë dhe shkurre dekorative. Po cilat janë mashtrimet e tjera me kontrata të ALB-Garden? Vijon…

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

Horoskopi 14 Nëntor 2025/ Zbuloni surprizat e yjeve për sot

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Njihuni me katër shenjat që do të përjetojnë periudhën më të mirë të jetës së tyre deri në fund të vitit

Horoskopi 14 Nëntor 2025/ Zbuloni surprizat e yjeve për sot

14/11/2025
Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In