Autoritetet greke kanë vendosur të mbyllin zonën e Atikës, në Athinë pas rritjes së ndjeshme të rasteve me Covid-19.
Bëhet me dije se Greqia ka vendosur të mbyllë sërish shkollat në Athinë, ndërsa qarkullimi i qytetarëve do të lejohet vetëm për arsye madhore. Hapur do të qëndrojnë vetëm farmacitë dhe supermarketet.
Vendimi do të rishikohet më 21 shkurt në bazë të dhënave të Covid-19.