Reshjet në zonat e larta malore, zhbllokohet nga dëbora rruga Vithkuq-Panar.
Rreshjet e dëborës që kanë rënë në zonat e larta malore krijuan problematika në Njësinë Adminiatrative Vithkuq ku u bllokua qarkullimi në aksin Vithkuq-Panarit. Por edhe kjo situatë ka kaluar me ndërhyrjen e mjeteve të rënda që mundësuan hapjen e kësaj rruge.
‘Pas një pune intensive nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Bashkia Korçë, rruga Vithkuq – Panarit e bllokuar si pasojë e rreshjeve të dendura të borës në këtë zonë, tashmë është e kalueshme për automjetet’ njofton bashkia Korçë.














