ËSHTË MBYLLUR KOPSHTI NË KORÇË/ KANË REZULTUAR POZITIV ME KORONAVIRUS 4 EDUKATORE…
Është mbyllur kopshti “Persefoni Treni” në lagjen nr. 2, të qytetit të Korçës. Shkak për marrjen e këtij vendimi, bëhet infektimi me virusit i punonjësve të këtij institucioni. Kujtojmë se një javë më parë, në këtë kopësht, kanë rezultuar pozitiv 2 sanitare, ndërkohë që ditën e djeshme, kanë reultuar pozitiv edhe 4 edukatore. Pas infektimit të edukatoreve, është vendosur të mbyllet institucioni, si dhe të izolohen të gjithë punonjësit, deri në daljen e përgjigjeve të tamponëve të tyre. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 3 persona, si dhe janë regjistruar 295 raste të reja, nga 1413 testime të kryera.