3500 pemë dekorative do të mbillen gjatë këtij sezoni mbjelljesh për të shtuar sipërfaqen e gjelbër në Korçë.🌳🌲
Rreth 15.000 m2 sipërfaqe e gjelbër i është shtuar Korçës gjatë vitit 2020.
Sot në parkun “Vangjush Mio” i cili së fundmi po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, u mbollën fidanët e parë.
Së shpejti do të fillojë proçesi i pyllëzimit edhe në Shtyllë, Polenë dhe Voskopojë.













