EMRI+FOTO/ Humb jetën nga COVID-19 arkitekti i njohur në Korçë, ishte shtruar në spitalin e qytetit.
Arkitekti i njohur korçar, Kliti Kallamata ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar nga COVID-19. Arkitekti prej ditësh ishte infektuar nga COVID-19 dhe po trajtohej në spitalin e Korçës.
Kallamata ka qenë drejtor i Monumenteve të Kulturës në Korçë teksa duket se së fundmi nuk e ka përballuar dot COVID-19 duke humbur luftën me të.













