Vijojnë reshjet e dëborës në vend, Puka e Korça “vishen” me të bardha, arrin në 30 cm trashësia në Dardhë
Reshjet e dëborës kanë zbardhur disa qytete mëngjesin e sotëm.
Mësohet se trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur në 30 cm, ndërsa qarkullimi në këtë zonë bëhet me zinxhirë.
Në Voskopojë bora ka arritur deri në 10 cm. Reshjet e dëborës kanë zbardhur dhe zonën në aksin Përrenjas-Qafë Thanë.
Gjithashtu bashkia e Pukës, ka publikuar një video ku shihet borë-pastruesja, që po ndihmon në rrugë për të bërë të mundur qarkullimin noral të mjeteve.
“Pastrohen segmentet rrugore të Qelzes dhe Qerretit. 🙏Ju Lutem evitoni lëvizjet nëse mjeti Juaj nuk ka goma dimërore, pasi po udhëtoni në mënyrë të pasigurt” thuhet në postim.














