Besoj mjafton këto për të kuptuar se sa e fortë ishte lidhja mes këtyre fytyrave të neveritshme të gazetarisë për të kuptuar që dorheqjen z. Peza nuk e dha për arsye morali e skandale seksi dhe qe miqësia e tij me vartësen, Blerta Tafani nuk u prish për mesazhet e pas orës 20:00, por për pazaret e pista që kishin mes tyre.
Mos Blerta nuk e i ndau 160 milionë lekët që mori për emsionin e saj duke u paguar me një rrogë 20 milion lekë në muaj, apo për aferat e tjera të pista që bëheshin në kurriz të taksa paguesve shqiptarë?! A ishte letra e njërëz nga konkubinave të kapterit Peza si një konsum për turmën dhe largimi i vëmëndjes nga skandalet e tjera që z. Peza bëri gjatë qëndrimit të tij në krye të RTSH-së.
A ishte letra si nderi i fundit që konkubina Blerta mund ti bënte të vetëndjerit Sulltan, Pezës !
A ka lidhje dorëheqja e Pezës me bllokimin e fondit prej 450 milion lekësh nga Përmbarimi, i cili I mban të bllokuara prej kohësh, dhe se përvec rrogave në këtë institucion që paguhet nga taksat e shqiptare nuk kryehet asnjë veprim tjetër financiar.
A ka të vërteta në atë që mediat komentuan muaj më parë se buxheti i RTSH-së, ka përfunduar në kazinot e Malit të Zi, për të kënaqur cmendurinë e kapter Pezës?!
Abuzimet skandaloze që u bën me buxheti e festivalit të 62-të në RTSH, apo 500 milion lekët e mara nga ALPETROL për festivalin dhe që nuk u depozituan në RTSH, por në xhepat e Alfred Pezës, kuptohet kjo sipas gojëve te liga?!
Besoj se tek këto abuzime duhet të kërkohet arsyeja e dorëheqjes së kapterit. Konkubinat luftën e kan me njëra-tjetrën për ta bërë për vete sulltanin, e këto nuk i interesojnë taksapaguesve shqiptarë.