Instituti i Shëndetit Publik konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e rënduar epidemiologjike në vend. Tanimë numri i të infektuarve në jave arrin 19 mijë persona.
Simaku thekson se virusi i gripi A dhe B bashkë me nëntipet janë në sezonin e tyre, por paralelisht në vend janë duke qarkulluar virusi respirator sinsicail dhe viroza të tjera.
Virusi i gripit nuk duhet marrë lehtë pasi ai mund të shkaktojë edhe vdekje sidomos tek persona me sëmundje kronike.
Aktualisht nuk janë vënë re shumë shtrime në spitale për shkak të komplikacioneve.