Komiteti Teknik i Ekspertëve ka shtuar masat kufizuese në prag të festave të fundvitit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ora policore duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar do të fillojë nga ora 20:30 në mbrëmje dhe deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu aktiviteti i lokaleve, restoranteve ose bareve sërish do të jetë i mbyllur pas orës 20:30 nga data 24 dhjetor.
Kujtojmë se në datën 5 janar rikthehen kufizimet e mëparshme, ku ora policore do të fillojë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka