Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me fitoren 1-2 kundër Ukrainës aventurën në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.
Në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, kuqezinjtë e Sylvinhos fituan tri pikë në Grupin 1 të Ligës B me një përmbysje spektakolare, me golat e Ismajlit dhe Asanit.
Kjo sfidë rezultoi historike për kuqezinjtë, që në shtatë takime kundër Ukrainës vetëm të shtunën e 7 shtatorit 2024 gjetën fitoren e parë.