Kontrolli i Lartë i Shtetit zbret ditën e sotme në Kompaninë Albpetrol sh.a. Ky kontroll u shfaq disa ditë para muajt korrik të këtij viti, por erdhi dhe iku pa shumë “zhurmë” Riardhja në një kohë relativisht të shkurtër pas kontrollit të fundit sipas burimeve të portalit ka të bëjë me problematikat e hasura të cilat u pasuan me shkarkimin e ish-drejtorit të radhës Flamur Mato. Mato u shkarkua si i dyshuar në afera me tenderat dhe keqmenazhimin e Kompanisë në shumë zëra kompleks. Ai tashmë është nën hetim, ndërsa u zevendësua nga zoti Florjan Muçaj një emër jo pak i njohur në Fier si drejtues në disa institucione të rëndësishme vendore. Burimet e informacionit thanë sot se KLSH do të “ulet këmbëkryq” në Albpetrol disa ditë ku padyshim drejtorët e ikur apo të shkarkuar kanë lënë “gjurmë” pas. Portali newsalbania.al ishte media e parë e cila në një rubrikë të veçantë publikoi disa investigime në harkun e një muaji. Publikimet nuk ranë në vesh të shurdhët! Ministrja e linjës shkarkoi nga detyra ish-drejtorin Flamur Mato. Ky i fundit është nën hetim nga organet ligjzbatuese.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)