Kjo është një pasaportë e vitit 1937 dhe, krahas të dhënave të nevojshme në anën e djathtë të saj, në faqen e majtë janë disa parime, kujtesë për mbajtësin e saj.
Po të lexosh me kujdes të pesë pikat, do të shohësh karakterin edukues me të cilin synohej të formohej shqiptari i kohës.
- T’a dijsh dhe të jesh i sigurtë, se fatbardhësija dhe lumtunija e jote gjindet në Shqipni e cila t’ep nder e të fal emnin Shqiptar.
- Rueje mirë karakterin komtar dhe kryenaltësin shqiptare; bindju ligjvet dhe urdhnavet të vendit kudo që të jesh.
- Çdo Shqiptar asht vllau i Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.
- Mos e përbuz gjuhën e nanës s’ate, tue folë në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
- Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shejin e komsis, shnderon veten e vet.
Dashunija për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandej ketë dashuni rueje edhe kur të këthejsh në vendin t’and.