Në ditët e sotme moderne, truri ynë është vazhdimisht nën ndikim dhe kryen reflektime dhe mendime, pa asnjë pushim.
Shkencëtari Albert Einstein tha më shumë se gjysmë shekulli më parë se kishte zbuluar një mënyrë që rrit inteligjencën dhe që do të ndihmojë njerzit në shumë probleme.
Ju patjetër gjatë ditës duhet të lini mënjanë çdo gjë për një periudhë 2 orësh. Asgjë nënkupton mos përdorimin e pajisjeve elektronike, shikimi i TV, biseda në telefon apo edhe kontakti me njerëzit. Ju lejohet të shtriheni, të uleni dhe të ecni, por duhet të jeni vetëm me mendimet tuaja dhe nuk duhet të bini në gjumë.
Einstein pohoi se në momente të tilla ai shkon në një gjendje të veçantë që çon në mendime dhe ide të papritura. Pa ndonjë ndikim tjetër, mendimet tuaja do të fillojnë të enden dhe pyetja është se ku do të shkoni.
“Është si një udhëtim në të panjohurën dhe kurrë nuk e di se ku do të të çojë mendja dhe çfarë do të zbulosh së bashku me të”, pati deklaruar ai, duke shtuar se kishte zbuluar shumë teori dhe teorema në këtë mënyrë.
Nëse dëshironi të jeni më produktivë, të krijoni frymëzime dhe ide të reja, atëherë kjo është metoda që ndoshta do t’ju ndihmojë.











