FOTO/ Denoncimi: Kjo është banda që ka lidhje me kokainën e kapur në Kosovë
Një qytetar ka denoncuar nëpërmjet një fotoje, kryetarin monist të bashkisë së Kavajës, si të lidhur me personat që u kapën me 600 kg kokainë në Kosovë.
Në këtë foto duket Redjan Krali me narkotrafikantin Bledar Habili të akuzuar për sasitë e kokainës të kapur në Kosovë.
Kjo foto është postuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Banda e Kavajës e lidhur me Habilin e 600 kg kokainë që u kapën në Kosove!. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb
Pershendetje dr.Berisha!
Ne foto shihet qarte miqesia e drejtueseve problematik te qytetit Kavaje me narkotrafikantin ne foto Bledar Habili i akuzuar per sasite e kokaines te kapur ne Kosove.
Ne foto jane narko kryetari problematik i Kavajes Redjan Krali, narko baxhanku problematik i kryetarit bashkise Kavaje Alket Beu , Bledar Habili i cili u akuzua per drogen e kapur ne Kosove. Te lutem Anonim”.
Droga u sekuestruara me 17 maj në komunën e Lipjanit, ku edhe kishte mbërritur prej gati 2 javësh, ndërkaq janë arrestuar 7 persona të cilët ndodhen në paraburgim.
Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. 400 kg kokainë u ndoqën nga DEA dhe u lanë të kalonin me urdhrin e tyre.