Një lajm i “bujshëm” ka mbushur faqet e para të mediave ndërkombëtare sa i takon çështjes së dy gazetarëve kryesore të Fox News, Tucker Carlson dhe Sean Hannity.
Raportohet se Carlson dhe Hannity janë paditur për ngacmim seksual. Kjo padi e ngritur të hënën në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork pretendon se ish-gazetarja e Fox News, Cathy Areu, është ngacmuar seksualisht nga Tucker Carlson, Sean Hannity dhe dy spiker lajmesh të Fox.
Në padinë e saj, Cathy Areu pretendon se Carlson dhe një tjetër moderator i Fox, Howard Kurtz, janë përpjekur ta çonië atë në hotel. Ngjarje kjo që raportohet të ketë ndodhur në 2018 dhe 2019.
Mësohet se Hannity akuzohet për poshtërimin e Areu, pasi i ka ofruar çdo personi në studio 100 dollarë për ta ftuar atë në një takim.
Ndërsa sa i përket kësaj çështje Fox deklaroi se pas një “hetimi gjithëpërfshirës e të pavarur”, ka rezultuar se të gjitha pretendimet e Areu kundër kompanisë, Carlson e Hannity ishin “të rreme”.
Burimi: chicagotribune