Lajmi i fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Ksamil, raportohet për një të plagosur.
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Ksamil ndërsa ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.