17 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërcënohet me plumb Prokurori/ Reagon Presidenti Meta

by News Albania
11/06/2021
in Aktualitet
0
Kërcënohet me plumb Prokurori/ Reagon Presidenti Meta
69
VIEWS
Share on Facebook

Prokurori kërcënohet me plumb, reagon presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas kërcënimit që iu bë prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami, të cilit i kishin çuar plumb në dritaren e zyrës së tij. Meta thotë se, kjo është një ngjarje e rëndë që duhet dënuar, dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbardhjen e saj.
Sipas Metës, revanshi i krimit duhet të ndalet njëherë e mirë, dhe duhen çuar para drejtësisë të gjithë ata që pengojnë punën e funksionarëve publike.
Postimi i plotë i presidentit Meta
Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.
Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.
Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës së tij. Prokurori ka depozituar një kallëzim ndërsa janë nisur hetimet e menjëhershme për ngjarjen e ndodhur. Mësohet se gjatë ditëve të fundit, prokurori, ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privatë. Po zhvillohen hetime edhe për këto telefonata që ai ka marrë.
Fisheku i gjetur është model 56. Dyshohet se këto veprime janë kryer nga persona të cilët kanë pasur çështje që mund të jenë hetuar nga prokurori i cili ka qenë me detyrë në rrethe të ndryshme të vendit.
Për ngjarjen e ndodhur ka folur edhe vetë prokurori i cili është shprehur se plumbin e kishte gjetur në dritaren e zyrës së tij dhe menjëherë sapo e kishte konstatuar një gjë të tillë, kishte bërë kallëzimin në polici.
“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë”, ka thënë prokurori Asllan Bajrami.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë

Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë

Edi Rama: Sfida jonë të përballemi me drejtësinë, Shqipëria ka hiena, ujq, dhelpra e minj me dy këmbë

17/02/2026
Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, SPAK jep pretencën për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, SPAK jep pretencën për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi

17/02/2026
Përfundon afati për kreun e SPAK/ Në garë 4 kandidatë (EMRAT)

Dosja “5D”/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg u kërkua për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën

17/02/2026

Nga Bledi Mane: Fevzi, je bërë i neveritshëm!

17/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In