16 January, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home ShowBiz

Këngëtarja me famë me origjinë fierake Eleni Fureira “rrëfehet” në një televizion grek

by News Albania
26/02/2021
in ShowBiz
0
68
VIEWS
Share on Facebook

Eleni Fureira: Nuk e kuptoja dot përse të ishe shqiptar ishte aq e papranueshme.

Në emisionin Ballë Përballë të gazetarit të njohur grek Nikos Chatzinikolaou është rrëfyer mbrëmjen e të hënës këngëtarja shqiptare Eleni Fureira. Me famë europiane, pas vendit të dytë në festivalin Eurovision për Qipron, këngëtarja 33-vjeçare pretendon të sundojë arenën ndërkombëtare të muzikës POP. Për momentin, gjithsesi, Fureira si gjithë planeti, është izoluar në shtëpinë e saj në Glifadha, Athinë, në pritje të fundit të pandemisë.

Deri atëherë Diva e performancave paralizuese ka vendosur të shfrytëzojë kohën e lirë për të thyer heshtjen e ndoshta këtë radhë, për të vendosur gjërat në vendin e duhur. Gjithmonë, sipas aftësive të Fureira, që kufizohen ndjeshëm në ato të një talenti të madh të skenës muzikore, të një pamjeje mahnitëse e joshëse sa sbëhet e dytë, por aspak të oratorisë.

Këtë e vërtetoi dhe në emisionin e djeshëm, dedikuar të famshmes Eleni Fureira, me ndërhyrje nga emra të njohur të muzikës e showbizit grek, bashkëpunëtorë apo miq të saj, të cilët si në konsensus pohuan se: kur të tjerët janë lodhur, Eleni sapo ka filluar, kur të tjerët e mbyllin punën e ditës, Eleni bën thjesht një pushim e vazhdon me më shumë energji.

Punëtore dhe e aftë, karakteristika që nuk i mohohen dhe pa të cilat një emigrante e varfër shqiptare nga Fieri, pa shkollë e profesion tjetër nuk do fitonte kurrë titullin triumfues të POP Idol, sidomos në Greqi. Natyrisht që gazetari mikpritës e me eksperiencë do bënte pyetjen përse e fshihje origjinën shqiptare për vite të tëra.

Me ndihmën e pak fjalëve të ricikluara shpesh në bisedë, Fureira deklaroi se ashtu ndjehesha, nuk mundesha, isha një fëmijë i frikësuar në një shoqëri ku shqiptarët, diversiteti nuk bëhej lehtë i pranueshëm. Nuk e kuptoja dot përse të ishe shqiptar ishte aq e papranueshme ndërsa pas shumë luhatjesh pranoi se kisha frikë se po të dilja hapur si shqiptare nuk do më jepeshin të njëjtat shanse.

Në vijim Fureira tha emrin e vërtet Entela Fureraj por duke pohuar se rrënjët e mbiemrit të saj janë Fureira, vijoi me përshkrimin me tone dramatike të Luftës Civile të viteve 2000!!! mesa kuptuam e kishte fjalën për vitin 1997, si dhe se si familja kaloi një muaj shtrirë në shesh nga frika e plumbave, si nëna e saj qëllonte çdo ditë në ajër për të treguar se kishin armë dhe se si i ati i saj dërgoi urgjentisht një taxi për ti larguar nga ferri në vendin magjik.

Fureira e larguar nga Shqipëria fëmijë 8-9 vjeç vetëm me një qese çamçakiza dhe çokollata të cilat i refuzoi mami duke i premtuar se në vendin magjik do ketë 1000 herë më të mira duke kënduar një këngë për fëmijë muzika, muzika që do donte shumë të ridëgjonte, se ishte shumë e njohur atëherë, por që nuk e gjen dot më, e kërkoi por është e pamundur, muzika shqiptare cilësore për fëmijë është zhdukur pa lënë gjurmë, as në youtube!

Rrëfimi i një njeriu viktimë i sterotipeve dhe racizmit në një epokë kur Greqia është përfshirë në valën e “me too”, me akuza të përditshme kundër dhunës e sjelljes arrogante në fushën e sportit, të artit me dosjet ligjore të hapen çdo ditë kundër të fuqishmëve të sferave të ndryshme normalisht do duhet të ushqente një tjetër frymë, një valë më të fortë të qindra mijëra emigrantëve edhe nga Shqipëria, por jo vetëm, vërtet të integruar tashmë, por prej vitesh pre të të njëjtit trajtim.

Madje, vetë gazetari Chatzinikolaou këmbëngulte si replikë – Eleni, gjërat në Greqi kanë ndryshuar për ty, për shqiptarët e tjerë e njëjta klimë vazhdon të ekzistojë, nga grekët. Ne duhet të bëjmë shumë akoma për t’u bërë shoqëri e hapur ndaj diversitetit.

Në fakt, akoma dhe pas një emisioni të gjatë, krejt të dedikuar, ku u prezantua një femër e bukur, artiste e rrallë, grua e fortë, fëmijë i ëmbël, motër e dashur Eleni Fureira nuk arriti të transmetonte mesazhet e pritura, madje as të gjente fjalët e duhura për të mbrojtur saktë veten, duke lënë të tjerët sërish të bëjnë punën e rëndomtë, ose thjesht duke lënë shumë për të dëshiruar.

Në një tjetër rast, ylli i POP në Greqi, Tamta, me të njëjtën karrierë, para se të thoshte emrin në kamera, deklaronte se ishte emigrante nga Gjeorgjia, duke u bërë shembull e idhull i komunitetit të saj. Komuniteti ynë, në rastin e kundërt, do duhet të mjaftohet me tingujt ritmik dhe lëkundjes sensuale çmendëse të Fureirës dhe famës së një tjetër performer super seksi nga Shqipëria, në Greqi e botë.

Burimi: DiasporaShqiptare.al

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

16/01/2026
Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

Fjalori i ri i Gjuhës Shqipe/ Ina Zhupa: Mungesë profesionalizmi, Akademia e Shkencave do të thirret në dëgjesë

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

16/01/2026
Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

16/01/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In