Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, italiani ka qënë duke lëvizur në trotuarin e urës në momentin kur ka shpërthyer makina. 
TIRANË– Publikohet pamja e italianit të plagosur mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i ndodhur në makinën e Preng Gjinit. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, italiani ka qënë duke lëvizur në trotuarin e urës në momentin kur ka shpërthyer makina.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.













