12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Këlliçi: Shqiptarët kursejnë bukën e gojës për arsimimin e femijëve/ Ne në pushtet do financojmë…

by News Albania
05/01/2021
in Ekonomi
0
39
VIEWS
Share on Facebook

Shqiptarët kursejnë bukën për të arsimuar fëmijët’/ Zotohet Këlliçi: Do financojmë 100% tarifat universitare

Prioritet i qeverisë së ardhshme pas 25 prillit do jetë subvencionimi 100% i tarifave Bachelor dhe Master, për familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj.

Kështu ka deklaruar kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shton se shqiptarët kursejnë bukën e gojës për të arsimuar fëmijët e tyre!

Shqiptarët kursejnë bukën e gojës për të arsimuar fëmijët e tyre! Si prindërit edhe gjimnazistët e bëjnë detyrën. Shteti, qeveria dhe kryeministri, jo!

Kur themi se arsimi dhe rinia janë prioritet, kjo do të thotë financim. Do të thotë të dedikosh fonde.

Qeveria e pas 25 prillit do subvencionojë 100% tarifat Bachelor dhe Master për familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj. Studentët që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë 50% tarifën universitare.

Kemi të gjitha mundësitë që bursat e ekselencës të jenë së paku dy herë më të larta se Kosova. Programi ynë i Ekselencës do stimulojë dhe motivojë financiarisht të spikaturit në fusha të ndryshme, teknologji informacioni, elektronikë, robotikë dhe sporte. Po bashkëpunojmë me Qendrën e Ekselencës Europiane dhe bashkë me ta, do të mundësojmë kualifikimin dhe rikualifikimin e të rinjve.

Shqipëria renditet e fundit në indeksin botëror të inovacionit për vitin 2019! Ky realitet do të ndryshohet nëpërmjet:

1) Incentivës taksore

2) Subvecioneve

3) Edukimit të të rinjve në fushat inovative (Shkenca komunikimi, Teknologji Informacioni, Data Science)

Kuotat universitare për këto degë premtuese janë ato të para 15 viteve, pavarësisht zhvillimit teknologjik të kohës. Maqedonia e Veriut si vendi i parafundit në rajon me performacë të dobët, shpenzon 3 herë më shumë se ne për inovacionin!

T’u japim prioritet qindramijëra të rinjve, jo 10 oligarkëve!

Një gjeneratë e tërë që po humb 1 vit shkollor! Kalimi kaotik brenda 24 orëve nga procesi i zakonshëm mësimor në regjim të pjesshëm mësimor, pati një faturë të jashtëzakonshme për të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre. 24 orë para këtij ndryshimi të papritur, kryeministri njoftoi me vendosmëri se nuk do të prekeshin shkollat, qëndrim jo i unifikuar me ministreshën e arsimit, e cila kërkoi ndryshim në procesin mësimor.

Më 29 shtator 2020 Lulzim Basha propozoi një plan masash me 5 hapa, ku mjafton të konsiderohej prej qeverisë e të niste zbatimi i menjëhershëm i së paku 3 prej tyre:

1) Garantimi i sigurisë në shkolla nëpërmjet testimit masiv e të vazhdueshëm për mësuesit.

2) Subvecionimi i plotë dhe mbikëqyrja e dezinfektimit periodik të shkollave.

3) Vaksinimi masiv për gripin stinor, që mos t’i mbivendosej koronavirusit; shoqëruar me pajisjen me mjete mbrojtëse (maska, doreza plastike dhe dezinfektantë) për popullatën.

Kërkuam masa për higjienën minimale!

70% e shkollave tona s’kanë ujë të rrjedhshëm!

8 vjet qeveria Rama nuk siguroi ujë të rrjedhshëm në shkolla! Si do sigurohet larja e shpeshtë e duarve? Kusht minimal për higjienën vetjake dhe mbrojtjen nga virusi.

Miq, shumë kohë është humbur, por asnjëherë s’është vonë për të nisur ndryshimin. Bashkë drejt 25 prillit, drejt ndryshimit të shumëpritur!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania