Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin . E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qëndrorë të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e rryshfeteve. Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve.
Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase 🐓🦃🐄 duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI , po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit. Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë Shqipërinë Shtëpinë Tonë.!Së

















