11 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Katër vrasjet në dy muaj i kanë “rrënjët” tek grabitjet në Rinas..

by News Albania
04/07/2020
in Kronikë
0
39
VIEWS
Share on Facebook

Zbulohet organizatori i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur më datë 27 Prill të këtij viti.

Sipas Prokurorisë, autorë të kësaj ngjarjeje janë Talo Çela nga Elbasani (i vetmi që nuk është arrestuar nga grabitja e Rinasit), Nuredin Dumani nga Kavaja, Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Ky i fundit është edhe personi që ka zbardhur jo vetëm identitetet e autorëve, por edhe dinamikën e krimit.

Tashmë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, të cilët në bashkëpunim me Allën dhe Ndocin janë ekzekutorët e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më datë 27 prill, si dhe në 2 mars ndaj Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiaj.

Sipas organit të akuzës në Durrës, i cili tashmë dosjen e ka kaluar në SPAK, Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë dy qitësit në vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia. Dumani u arrestua më herët për “Shfrytëzim prostitucioni”, por u lirua pasi nuk u provua akuza e ngritur ndaj tij.

MOTIVI I KRIMIT

Katër vrasjet e ndodhura në mars dhe prill të këtij viti në Durrës dyshohet se kanë për motiv humbjen e një sasie të konsiderueshme parash, të cilat u vodhën në grabitjen e Rinasit nga Talo Cela dhe Admir Murataj e bashkëpunëtorët e tyre.

Mësohet se Talo Cela ka lënë një sasi të madhe parash nga ato të vjedhurat në ruajtje te vëllezërit Haxhia.

Sipas dëshmisë së Klevis Allës, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Çela ka pasur një konflikt me viktimat, të cilëve u kishte lënë në ruajtje shumën e parave që nuk ia kishin kthyer.

Burime pranë Prokurorisë së Durrësit bënë të ditur se vëllezërit Haxhia pretendonin se shuma e parave ishte grabitur në servisin e tyre, pas një vjedhjeje që kishte ndodhur në janar të këtij viti.

Por me sa duket, një alibi të tillë nuk e ka besuar Talo Çela, i cili, edhe pse në arrati, ka filluar të bashkëpunojë me Nuredin Dumanin, Klevis Allën dhe Altin Ndocin, duke kryer vrasjen e dy vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë, disa muaj para vrasjes së dy vëllezërve, sipas dëshmitarit Alla, ata të katërt kanë vrarë edhe dy persona në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn, ku ende nuk dihet me saktësi se cili ka qenë motivi i këtij krimi.

Por dyshohet se këta të fundit kishin dijeni për vjedhjen e servisit të dy vëllezërve Haxhia, madje Talo Çela dyshonte se vëllezërit Haxhia kishin futur Shkozën dhe Avdiajn të vidhnin paratë që të justifikonin mungesën e tyre te Çela. Perg: DdVm

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania