TIRANË– Një familje ruse me katër anëtrë u shua mbrëmjen e 15 tetorit në një resort luksoz në zonën e Qerretit, ngjarje e cila është mbuluar me shumë pikëpyetje. Ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka dhënë ende shkakun e vdekjes së katër turistëve që i përkisnin të njëjtës familje, një tjetër pyetje që s’ka marrë ende përgjigje është: Me çfarë ishin angazhuar rusët?Puna që bënin anëtarët e kësaj familjeje është ende mistër. A ishin ata vërtet disa turistë rastësorë që erdhën në Shqipëri për të shijuar vendet turistike? Apo ky turizëm bashkë me një grup ukrainasish ka një tjetër detyrë ‘të fshehtë’?
Dyshimi se të katër turistët Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç mund të kenë qenë agjentë rusë, ekziston ende.
Sot dolën edhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. Këto rezultate kanë nxjerrë në pah se turistët rusë nuk kishin konsumuar lëndë narkotike dhe se në trupin e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Por, shkaku që u solli vdekjen, nuk dihet ende.
Trupat e viktimave u gjetën në pishinën dimërore të hotelit “Gloria Palace” në Qerret. Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë. Tashmë zyrtarisht po hetohet për vrasje.