Koronavirusi në Shqipëri/4 humbje jetësh janë rregjstruar gjatë 24 orëve të fundit dhe janë konfirmuar 162 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 162 persona pozitivë me Covid-19. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 4 qytetarë si pasojë e virusit.
Ndërkohë MSH bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona, duke e çuar në 9115 numrin total të të shëruarve.