Vijon katastrofa mjedisore në Krujë/ Bashkia nuk reagon pas letrës së banorëve, në rrezik shëndeti i tyre
Plehrat vijojnë të jenë një problem shumë i madh në vendin tonë, pasi bashkitë nuk gjejnë asnjëherë zgjidhje efektive për to. Në fshatin Halilaj banorët janë shumë të shqetësuar në lidhje me problemin se mbetjet urbane që prej vitit 2002 transportohen pranë banesave të tyre. Këto mbetje digjen dhe depozitohen pranë një ekosistemit natyror të Krastë-Verjon të shpallur “Peizazh i Mbrojtur”. Banorët ankohen gjithmonë për këtë problem, pasi aroma e plehrave është tepër e rëndë dhe ndotja shumë e madhe. Ata i kanë shkruar edhe një letër bashkisë së Krujës në lidhje me këtë problem, por duket se bashkia nuk e ka ndërmend të reagojë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve por edhe ekosistemin Krastë-Verjon.