Një numër i madh qytetarësh kanë pasur probleme në kalimin e kufirit me Greqinë mëngjesin e sotëm. Abc News raporton se në Kakavijë, nga ora 24.00 kufiri është mbyllur dhe udhëtarët presin në radhë. Deri më tani ato nuk kanë marrë asnjë shpjegim se pse ka ndodhur ky bllokim lëvizjesh.
Deri më tani justifikimi i vetëm nga dogana greke bëhet me dije se ka problemi sistemi PLF që është një aplikacion që plotësojnë të huajt para se të hyjnë në Greqi.
Ndërkohë Qafë Bota një tjetër pikë kufitare duke filluar nga dita e sotme deri me 4 korrik do të jetë e mbyllur dhe hyrja në shtetin grek do të lejohet vetëm përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.