Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi:
“Mes kujtimeve dhe susksesit, kantautori Ermal Meta zgjedh Fierin për t’u rikthyer në vendlindje jo vetëm si një kantautor, por edhe si një shkrimtar.
Më 27 tetor, ora 18:00 në teatrin Bylis, në një bashkëbisedim me Ermalin, do të kemi mundësi të njihemi më shumë me këtë djalë të Fierit, nëpërmjet librit të tij në gjuhën shqipe, “Nesër dhe Përgjithmonë”.
Mos e humbisni takimin me artistin, Ermal Meta, i cili do të sjellë për artdashësit fierakë edhe performancat e tij më të mira!