Kamp në Shqipëri për emigrantët që kapen në Francë-Angli? Rama nxjerr Endri Fugën për të kundërshtuar “The Sun”
Ditën e sotme u njoftua me anë të një artikulli nga mediat britanike se Shqipëria do të presë të gjithë emigrantët që kapen në kanalin mes kufirit të Francës dhe Anglisë. Sipas “TheSun” thuhej se Shqipëria do të kthehet në një kamp refugjatësh pasi do të presë të gjithë emigrantët që duan të ikin në Angli. Por menjëherë pas këtij lajmi të bujshëm dhe tepër shqetësues ka reaguar edhe Edi Rama por nëpërmjet Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Fuga shkruan se ky lajm është i pavërtetë pasi Shqipëria ka pritur vetëm 4 mijë afganë për të kryer detyrat ndaj traditave dhe fëmijëve, por jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e të pasur se ne.