Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj ka kaluar vettingun. Mësohet se ditën e sotme Imeraj është konfirmuar në detyrë.
Vendimi është marrë nga KPK.
Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe. Pasi ka punuar për shtatë vjet si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, në vitin 2012 ai u emërua si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ku e ushtron dhe aktualisht funksionin e tij.