20 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kalimi i kufirit me teste false/ Greqia mund të mbyllë kufijtë me Shqipërinë. 50% e të infektuarve shqiptarë. Janina rrezikon…

by News Albania
February 18, 2021
in Aktualitet
0
Kalimi i kufirit me teste false/ Greqia mund të mbyllë kufijtë me Shqipërinë. 50% e të infektuarve shqiptarë. Janina rrezikon…
90
VIEWS
Share on Facebook

Papërgjegjshmëria e shqiptarëve dhe mashtrimi që bëjnë klinikat private duke shitur teste Covid-i false për ata që shkojnë për punësim sezonal drejt Greqisë, rrezikon mbylljen e kufijve me të vetmin shtet të BE-së me kufij tokësor.

Autoritet shëndetësore dhe ato lokale greke po fajësojnë emigrantët shqiptarë dhe palën shqiptare për mungesën e kontrolleve rigoroze si në kufi ashtu dhe në klinikat mjekësore.

Komisioni i specialistëve grekë ka udhëzuar lockdown total për Janinën dhe periferinë e Epirit, pas rritjes së ndjeshme të ngarkesës virale në rajon.

Në prag të vendimit qeveritar, Guvernatori i Periferisë, Alekos Kahrimanis, ka deklaruar se përveç disa rasteve të caktuara ku humbën kontrollin dhe nuk u respektuan masat, kryesisht përgjegjës për rritjen e të infektuarve në rajon janë pacientët shqiptarë.

Konkretisht, Kahrimanis ka deklaruar se: “Sot 50% e pacientëve në spitalet kundër covid-19 janë të ardhur nga Shqipëria, ndërsa pacientët në reanimacion dhe intubim janë të gjithë shqiptarë.

Kurimi i tyre në Greqi vendoset dhe miratohet nga ministria e Jashtme”, duke kaluar përgjegjësinë e të dhënave shqetësuese në afërsinë kufitare të zonës me Shqipërinë.

Ndërkohë, në gazetën greke “Protothema”, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Janinës, Dhimitris Dhimitriu, deklaroi se, “pasagjerët shqiptarë kalojnë me teste false kufirin në Kakavijë, vijnë me autobusa deri në Delvinaki dhe pastaj lajmërojnë shoferin se nuk ndihen mirë.

Shoferët janë të detyruar t’i shoqërojnë në qendrat shëndetësore më të afërta, ku natyrisht testet dalin pozitivë me covid-19 e sipas rregullores, do të kurohen në Greqi”.

Madje, si për t’i hedhur benzinë zjarrit, Dhimitriu i pyetur përse shqiptarët preferojnë kurimin në Greqi, thekson për gazetën se “politika e shtetit shqiptar kundër koronavirusit është jo-ekzistente.

Çdo gjë funksionon normalisht, pa asnjë kontroll dhe rastet e rënda thjesht u jepet oksigjen dhe izolim në shtëpi. Të drejtë kanë që kërkojnë kurim në Greqi”.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Katër divorcet e bujshme të vitit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Katër divorcet e bujshme të vitit

June 20, 2025

Samir Mane “ç’mend” grekët/ Ja çfarë shkruan “Protothema”!

June 20, 2025

Lissalba- “Nën hijen e kohës:    Horizonte të paemërta”

June 19, 2025

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

June 19, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In