Kryedemokrati Lulzim Basha u është përgjigjur akuzave të ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së mbajtur me gratë demokrate pasditen e sotme. Në një status në Tëitter, Basha shkruan se sipas tij Berisha ka rënë shumë poshtë dhe se kjo gjë është mjaft e trishtë. Kryedemokrati shton se gjithçka që ka thënë Berisha janë trillim e mashtrime.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, ato që thotë Berisha nuk do ta kthejnë dot PD-në në mburojën e interesave të tij personale.
“E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale,”- shkruan Basha.
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi sërish Bashën një peng të marrë nga kryeministri Rama e George Soros. Nga foltorja e mbajtur në Tiranë me gratë demokrate, Berisha tha se Basha nxirrte nga zyra edhe ambasadoren amerikane të cilës i thoshte se ish-kryeministri i kishte vënë përgjues në zyrë.