Ronaldo nuk mjafton, Juventus lan duart me Champions, kualifikohet Lion. Man.City likuidon Realin, kalon në çerekfinale.
C.Ronaldo i vetëm nuk mjafton këtë herë për të kualifikuar Juventus. “Zonja e Vjetër” lan duart me Champions League, eleminohet në fazën e 1/8 duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Sarri.
Në Torino gjithçka nisi keq teksa Depay kaloi Lion në avantazh në minutën e 12-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë CR7 barazoi shifrat me penallti.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 60-të Ronaldo me një super gol kaloi Juven në avantazh. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund me Lion që kualifikohet në çerekfinale falë golit në fushën kundërshtare.
Një biletë për më tej siguroi edhe Man.City. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti Real Madrid edhe në ndeshjen e kthimit, me të njëjtin rezultat 2-1. Sterling ishte njeriu i ndeshjes me një dopjetë.