Vendimi i qeverisë Rama për të ndaluar muzikën në cfarë do lloj ambienti pas orës 20:00, ka shkaktuar polimika dhe kritika të ashpra.
Aktori i humorit JulianDeda ka ironizuar dhe ka kritikuar qeverinë, me sarkazëm, mbi vendimin e saj për të ndaluar aktivitetet muzikore dhe kulturore, pas orës 20:00.
JulianDeda pas këtij vendimi përmes një statusi në Facebook, tha fillimisht se, “sapo e arrestuan njërin në mes të rrugës. Po këndonte me vete…!”
Sot aktori ka ndarë një video, ku dëgjon muzikë dhe sërish ironizon vendimin e qeverisë.
“Duke respektuar rregullat e budallenjve…!”, shkruan ai krahas videos.