“Kur u futa në politikë kisha vath në vesh”
Gjatë një bashkëbisedimi me studentët në Kosovës, nuk kanë munguar komplimentet për kryeministrin Edi Rama. Një studente shprehu simpatinë për mënyrën se si paraqitej Rama në publik duke i thënë se ngjan me një ikonë mode.
Kryeministri Edi Rama me batutë i tha se e ka nga halli që duket sa më mirë.
“Sa herë dilni ju në televizor. Mendoj se je një ikonë e modës se pyetje nuk kam” tha një studente.
“Kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë për të sajuar. Por sajohesh kur nuk t’i ka dhënë të gjitha dhe mundohesh të rregullohesh. Kjo vjen nga halli, s’ka lidhje me modën. Por faleminderit.” Iu përgjigj Rama.
Ndërkohë kryeministri është pyetur edhe lidhur me kabinetin qeveritar kë kësaj here ndryshe nga mandati i dytë nuk ka përfshirë asnjë shqiptarë të Kosovës. Rama tha se këtë mandat mund të bëhet shtetas kosovar vetë.
“ Mandatin e tretë do bëhem kosovar vetë. Mos e merrni me të qeshur. Por nuk do vij për të bërë fushatë dhe për të marrë vota dhe as nuk do vijë të votoj këtu.” tha Rama.
Nga Kosova në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Prishtinës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sulmuar sërish Bashkimin Europian duke thënë se nuk e ka mbajtur fjalën për liberalizimin e vizave. Ai u shpreh se Prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet që kërkonte Brukseli, por për shkak të politikave të brendshme, vendet anëtare po mbajnë peng lirinë e lëvizjes për shqiptarët e Kosovës, që sipas tij nuk ndodhet as në kohën e Millosheviçit. Mosmbajtja e fjalës nga BE, për liberalizimin e vizave për Kosovën por edhe për Shqipërinë e Maqedoninë për negociatat dhe cështje të tjera, janë arsye, tha më tej Edi Rama se përse duhet të përshpejtohet nisma “Ballkani i Hapur”.
“Unë dua t’ju them që e para, unë nuk do të isha marrë ndonjëherë me politikë po të kisha lindur në Francë, Gjermani, Angli apo Amerika, dhe në Shqipëri nëse nuk do të kishte qenë historia e ndërthurur me ecurinë e jetës sime që më përfshiu, pa menduar që një ditë do të vishja kostum. Kur jam përfshirë me politikën kam pasur vath në vesh, dhëmbët origjinale, se këto nuk janë origjinale, janë të prodhuar nga dentisti, kam pasur flokë, më shumë nga të gjithë ju këtu.
Pra, shumë vite më parë dhe pa menduar ndonjëherë se do të merresha me këtë punë, rrodhën gjërat dhe jeta është ajo që na ndodh, ndërkohë që jemi duke bërë plane të tjera. I radhë gjatë hyrjes për të thënë që e besoj 100%, jo 99% që rruga e vetme për të dalë nga inercia e pafundme e prodhimit të historisë dhe për të prodhuar mirëqenie është “Ballkani i Hapur” për ne. Sot ju duhet të lëviznit lirisht pa viza, jeni i vetmi komunitet në Europë, me viza dhe jeni të vetmit që aleanca euro-atlantike e ka çliruar nga një diktaturë etnike.