Moderatori Saimir Kodra pretendon se disponon raste të ngjashme me atë të “Tires” brenda spitaleve COVID, duke premtuar se do t’i publikojë së shpejti.
Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Kodra tha se ai ka shumë raste të tjera dhe vetëm po pret miratimin e familjarëve të disa të ndjerëve, të cilët janë përballur me korrupsion. Ndërsa ka shtuar se ka edhe një sugjerim për kryeministrin e vendit, Edi Rama, për të cilin u shpreh i sigurtë që po e ndiqte nga ekrani i televizorit.
“Kam raste të tjera të konfirmuara. Kam video të të ndjerëve që kanë folur dhe ulëritur nëpër krevatë. Por dua të marr miratimin e familjarëve. Kam një rast specifik. Nuk është Tirja e vetmja. Prandaj thashë që ka raste të tjera përveç Tires, se nuk flisja kot. Është edhe një zonjë nga Italia thotë që për të rruajtur të atin e vetë, Tirja kishte kërkuar 50 euro. E kam bërë publike deklaratën e zonjës. Nuk ka dalë anonime, ka dhënë emër dhe mbiemër. Ky sistem shëndetësor kështu ka qënë jetë e mot dhe nuk ka sesi të ishte ndryshe. Gjithmonë ka funksionuar ryshfeti dhe për më tepër në këtë situatë që nuk lejohen familjarët nëpër dhoma. Do s’do do hyjë Tirja në punë. E gjitha kjo, zgjidhjet me një formulë shumë të thjeshtë, se jam i sigurt që Rama është duke parë. Punonjëse sociale. T’u japin ujë dhe bukë, asgjë tjetër,”-tha Kodra.